LAJMI I FUNDIT:

Boshnjakovski: Për tërheqjen e rrethojave nuk do të shpenzohen paratë e qytetarëve (Video)

Boshnjakovski: Për tërheqjen e rrethojave nuk do të shpenzohen paratë e qytetarëve (Video)

Për tërheqjen e rrethojave të hekurit para Qeverisë nuk do të harxhohen asnjë denarë nga parat e qytetarëve. Për tërheqjen e tyre do të përdoren resurset e brendshme nga Qeveria, gjegjësisht ekzistojnë kapacitete të shërbimeve në kuadër të Qeverisë, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Rrethojat do të vendosen në depo, ndërsa të gjitha vendimet e mëtejshme në lidhje me hapësirat rreth ndërtesës së Qeverisë, do të miratohen me një proces të shpejtë në konsultim me qytetarët.

Ai tha se shtyllat e betonit nuk do të tërhiqen, sepse tërheqja e tyre do të kushtonte shumë, ndërsa Qeveria nuk e ka për qëllim të harxhoj para që të përmirësoj gabimet e pushtetit të kaluar.


“Qeveria po realizon premtimet. Po e promovon konceptin e qeverisë së hapur. Ndërtesa e Qeverisë dhe hapësirat rreth saj janë në posedim të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Boshnjakovski./Telegrafi/