LAJMI I FUNDIT:

Kontrollorët Ajror paralajmërojnë grevë një orëshe

Kontrollorët Ajror paralajmërojnë grevë një orëshe

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON), përmes një komunikate për media ka paralajmëruar grevë një orëshe me datën 13 shkurt të këtij viti.

SINKON këtë hap sindikal thotë se do ta ndërmarrë për shkak të pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në Ligjin e Pagave.


“Për t’i dhënë hapësirë krerëve të institucioneve, respektivisht Presidentit të Republikës së Kosovës që të shqyrtojë kërkesën legjitime të kontrollorëve të trafikut ajror të Kosovës, për t’u përjashtuar nga Ligji për Paga, anëtarësia e SINKON njëzëri vendosi që të shpallë grevë paralajmëruese në kohëzgjatje prej një ore më datë 13.02.2019, prej orës 08:00 deri në ora 09:00. Duke qenë se Ligji për Greva në nenin 17 njeh kontrollin e trafikut ajror si shërbim jetik, gjatë kohëzgjatjes së grevës, kontrollorët do të sigurojnë minimumin e procesit të punës duke i ofruar shërbime të trafikut ajror fluturimeve ushtarake dhe ambulantore në Kosovë”, theksohet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik

Në ndërkohë si shenjë mirëbesimi nga SINKON ndaj vullnetit të mirë për të zgjidhur këtë çështje, anëtarësia e SINKON vendosi që të pezullojë ofrimin e shërbimit bazik (work-to-rule), që nënkupton ofrim të shërbimit të plotë.

Ujkani: Protesta e Kontrollorëve Ajror do të ndikoj në mbarëvajtjen e fluturimeve
Lexo po ashtu Ujkani: Protesta e Kontrollorëve Ajror do të ndikoj në mbarëvajtjen e fluturimeve

“Në rast të mospërgjigjes së institucioneve të Kosovës ndaj kërkesës tonë për përjashtim nga ligji i pagave për shërbyes civil, atëherë masat sindikale dhe greva do të përshkallëzohen”, paralajmëron SINKON. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori