LAJMI I FUNDIT:

Ujkani: Protesta e Kontrollorëve Ajror do të ndikoj në mbarëvajtjen e fluturimeve

Ujkani: Protesta e Kontrollorëve Ajror do të ndikoj në mbarëvajtjen e fluturimeve

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror dhe Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Kontrollit Ajror, në shenjë pakënaqësi me Ligjin e Pagave dhe për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të kontrollorëve të trafikut ajror.

Ata njoftojnë se pasagjerët që fluturojnë për dhe nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, nga sot do të ofrojnë vetëm shërbime bazike.


“Shërbimi bazik nënkupton se të gjithë aeroplanëve komercial nuk do t’i ofrohet asnjë shërbim shtesë që do të rezultojë me shkurtimin e kohës së fluturimit, si rezultat çdo fluturim do të vonohet së paku 20 minuta në shkuarje dhe ardhje,”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate, përcjell Telegrafi.

Kontrollorët e Trafikut Ajror në protestë, do të ofrojnë vetëm shërbime bazike
Lexo po ashtu Kontrollorët e Trafikut Ajror në protestë, do të ofrojnë vetëm shërbime bazike

Zëdhënësi i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Driton Ujkani, për Telegrafin ka thënë se protesta e Kontrollorëve Ajror do të ndikoj në mbarëvajtjen e punës dhe fluturimeve.

“Një veprim i tillë i ndërmarr nga sindikatat sigurisht që do të ndikoj në mbarëvajtjen e punës dhe fluturimeve. Është punë e sindikatave se si janë organizuar, por sigurisht që do të ketë ndikim”, tha Ujkani.

Ai ka treguar se ende nuk dihet se si janë përfshirë punëtorët e ASHNA-së në Ligjin e Pagave.

“Menaxhmenti i ASHNA-së asnjëherë nuk është ftuar për konsultim nga komisionet parlamentare për Ligjin e Pagave. Ende nuk e dimë se si janë përfshirë punëtorët e ASHNA në këtë Ligj”, tha ai.

Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik

Të shtunën, pas një debati të gjatë parlamentar deputetët kanë votuar Ligjin për Pagat. /Telegrafi/