LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet mjeku nga Prizreni që ofendoi pacienten

Suspendohet mjeku nga Prizreni që ofendoi pacienten

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar për suspendimin e mjekut nga Prizreni i cili është filmuar duke fyer pacienten e tij.

Pas reagimit të parë ku ministri Ismaili kërkoi që sjellje të tilla të mos tolerohen, kanë reaguar menjëherë SHSKUK-ja dhe vet Spitali i Prizrenit, duke marrë masa të menjëhershme që mjeku të suspendohet përkohësisht nga puna për veprimet e tij.

“Sapo u njoftova që kirurgu në Prizren është suspenduar nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit. Ky reagim duhet të jetë mësim për të gjithë ata që abuzojnë me pozitat dhe besimin e dhënë”, ka shkruar ministri Ismaili.


Më tej, ai ka thënë se do të vazhdohet të investohet në sistemin shëndetësor dhe te të gjithë punëtorët shëndetësorë me integritet dhe etikë të lartë, por nuk do të ketë tolerancë për abuzime.

Suspendimin e tij e ka konfirmuar edhe SHSKUK-ja përmes një njoftimi për media.

“Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ka njoftuar drejtorinë e SHSKUK, se kirurgu RR.Y, është larguar përkohësisht nga puna, pas denoncimeve në media që ka bërë një paciente për mos ofrim të shërbimeve shëndetësore, e ku shihet se doktori në fjalë ka shkelur detyrat dhe përgjegjësitë e punës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe në media është publikuar lajmi sesi mjeku RR.Y ka ofenduar pacienten e cila kishte dhimbje të mëdha nga sëmundja e ‘Apendesit’ apo njohur ndryshe si ‘Zorra Qorre’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori