Çifti bashkëshortor nga Rusia janë arrestuar në Malajzi, nën dyshimin se kanë keqtrajtuar foshnjën e tyre që i ka vetëm pak muaj. Gjatë një “performance” në rrugë, ata kishin kapur në këmbë foshnjën dhe e hidhnin në ajër duke bërë akrobacione me të sikur të ishte kukull, shkruan BBC.
Pamjet e një nga “performancave” të tyre në rrugë është bërë virale në internet, dhe për këtë ka reaguar edhe policia lokale. Një përdorues i Facebookut e ka filmuar “akrobacionin” me foshnjën dhe më pas e postoi në internet, ku shihen “sjelljet e pahijshme e prindërve që kanë munduar t’i kushtojnë me lëndime serioze apo edhe me jetë” të vogëlushit, duke i bërë kështu thirrje policisë të veprojnë, transmeton Telegrafi.
Prindërit e foshnjës rreth të 30-ve udhëtojnë nëpër Azi me foshnjën katërmuajshe, kurse në video shihet babai duke e mbajtur për këmbë dhe e hedhur në ajër, e afër tyre qëndron gruaja dhe një grup turistësh evropianë që këndojnë. Ndërkaq zyrtarët e Facebookut kanë njoftuar se nuk e kanë shlyer videon, me qëllim “që mund të ndihmojë në shpëtimin e foshnjës”.
Lidhur me këtë ka reaguar policia që ka arrestuar çiftin rus gjatë “performancës” së tyre në rrugët e qytetit Kuala Lumpur. Ata kanë njoftuar se i kanë arrestuar dhe marrë në pyetje, për shkak të keqtrajtimit që i kanë bërë vajzës katërmuajshe. Shefi i policisë së qytetit Kuala Lumpur, Mazlan Lazim, ka deklaruar se për fat të mirë vogëlushja nuk ka pësuar ndonjë lëndim gjatë akrobacioneve që kishin bërë prindërit e saj.
Shumica e komentuese në Facebook, janë shokuar me veprimin e prindërve që shfrytëzojnë foshnjën për të fituara para gjatë udhëtimeve. Ndërkaq një komentues ka shkruar se si “paraqitje” të tilla janë legale në Rusi dhe nuk konsiderohet si një veprim i pazakontë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ict2cmgTCOI
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik
Politico: Ukraina do të nisë negociatat për anëtarësimin në BE në qershor
E modifikuan duke shpresuar se nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, tanku rus “shkeli” në minat ukrainase
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251