Krasitja është një ndër procedurat më të rëndësishme që duhet të kryhet në pemëtari. Krasitja nënkupton tërësinë e operacioneve të prerjeve dhe rrallimeve të pjesëve të veçanta të pemëve frutore.
Krasitja mbanë procese të rëndësishme siç është formimi i kurorës, e cila siguron më shumë ndriçim dhe ajrim të pemëve. Përmes krasitjes, pemët futen në prodhim më herët dhe sigurojmë prodhim të mjaftueshëm dhe më cilësor. Po ashtu me anë të krasitjes, rritet jetëgjatësia e pemëve, duke mundësuar prodhim të përvitshëm, etj.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të krasitjeve. Ato dallohen nga vetë operacionet, duke filluar nga koha e kryerjes së krasitjes, mosha e pemës, shkalla e prerjeve, etj.
IPKO-Stacionet Agrare kanë gjeneruar të dhëna të cilat janë në interes të fermerëve, pasi që lidhen ngushtë me aktivitetet e hershme bujqësore. Temperaturat nga dita e nesërme e deri të hënën do të jene më të larta në regjionin e Junikut, ku temperatura minimale do te sillet nga 1˚C dhe maksimalja 11˚C. Në atë të Istogut, temperaturat do te jenë pothuajse njëjtë, nga 0˚C deri në 11˚C. Bazuar në këto të dhëna, ngritja e temperaturave favorizon fillimin e krasitjeve tek kulturat pemëtare.
Për të pranuar këto informata, fermerët duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të IPKO-s, ndërsa përmes SMS-ve, do të njoftohen rreth parashikimit agrologjik, parashikimit dhe sinjalizimit për sëmundjet dhe faktorët që mund të sulmojnë kulturat pemëtare dhe perimtare.
IPKO Telecommunications mban edhe takime të shpeshta me fermerë. Takimi i radhës mbahet me datën 12 Shkurt 2019 (e Martë) nga ora 10:00-14:00 në Drejtoratin e Bujqësisë, Kuvendi Komunal Pejë. IPKO ka instaluar disa stacione agrare në Kosovë, në kuadër të projektit “IPKO-Parashikimi Agrologjik”.
Këto stacione gjenerojnë informata të sakta agrologjike për kulturat pemëtare dhe perimtare, po ashtu edhe për Bletari dhe Blegtori, informata të cilat më pas u pasohen të gjithë fermerëve të Kosovës. Ata fermerë, të cilët nuk posedojnë numër të IPKO-së, do të pajisen edhe me nga një numër të telefonisë mobile të IPKO-së (Pa pagesë). Ndërkohë gjatë takimit të së Martës, fermerët do të informohen nga agronomët e IPKO-së rreth gjenerimit të të dhënave nga këto stacione agrare. IPKO synon që deri në fund të projektit, të instalojë deri në 100 stacione agrare, në shtatë rajone të Kosovës, duke mbuluar të gjithë territorin e vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë