LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM publikon kandidatët që kanë aplikuar për president të shtetit

OBRM-PDUKM publikon kandidatët që kanë aplikuar për president të shtetit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot në konferencë për shtyp ka publikuar kandidatët për president të shtetit. Në konkursin e kësaj partie, janë dorëzuar 10 aplikime, ndërsa një është hedhur poshtë pasi është dorëzuar pas afatit.

Zëdhënësi i kësaj partie Vllado Misajllovski, në konferencë për shtyp tha se kandidatët që kanë aplikuar janë: Nikita Shektukovski (matematiciente), Gjorgi Manaskov (inxhinier), Vasko Kostov (teknik farmaceutik), Vllatko Gjorçev (deputet dhe anëtar i partisë), Gordana Siljanovska-Dellçeva (profesoreshë), Filip Petrovski (doktor i shkencave politike), Ilija Dimovski (profesor në pension), Goran Angellov (deputet dhe ish-kryetar i Vinicës) dhe Sasho Kutlleshoski (doktor i shkencave bujqësore).

Kandidatët e paraqitur në afat prej 6 deri 16 shkurt do të bëjnë prezantim të programit të tyre në komitetet komunale.


“Ne do të mbështesim kandidatin që do të fitojë në konventë. Bëjmë thirrje që t’i fitojnë zemrat e qytetarëve. Ai që do të fitojë duhet të na bashkojë”, tha Misajllovski./Telegrafi/