LAJMI I FUNDIT:

Zhduket e mitura në Suharekë

Zhduket e mitura në Suharekë
Foto: Ilustrim

Një vajzë e moshës së mitur raportohet të jetë zhdukur.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00 në fshatin Tërrnje, Suharekë.

Babai i vajzës ka njoftuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij moshë e mitur, ka dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë në shkollë dhe nuk është kthyer më.


“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se vajza e tij moshë e mitur, viktima femër K/Shqiptare, ka dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë në shkollë dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport. /Telegrafi/