LAJMI I FUNDIT:

Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq dorëzon raportin në Prokurori

Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq dorëzon raportin në Prokurori

Kryetari i Komisionit hetimor për dëbimin e shtetasve turq, Xhelal Sveçla dhe nënkryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale raportin, që tregon informacione për rrethanat se si ka ndodhur deportimi i shtetasve turq nga Kosova.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla ka thënë para gazetarëve se ata si Komision e kanë kryer detyrën e tyre.

Sveçla është shprehur optimist se raportet e dërguara në Prokurori, mund ta ndihmojnë këtë të fundit për zbardhjen e rastit, transmeton Telegrafi.


“Sapo dorëzuam dëshminë dhe raportet e Komisionit për deportimin e 6 shtetasve turq. Ne me këtë plotësuam një obligim të Komisionit, që ishte ëprcjellja e materialeve institucioneve për të vazhduar punën e tyre.  Prokuroria vetëm ka ngritur rastin, dhe ne vetëm po ndihmojmë punën e saj”, ka thënë Sveçla.

Në anën tjetër, nënkryetari i Komisionit, Driton Selmanaj ka deklaruar se po synojnë që t’i ndalojnë të gjithë ata që tentojnë të abuzojnë me rendin e Kosovës.

Selmanaj deportimin e shtetasve turq nga Kosova e ka vlerësuar si një nga rastet më të shëmtuara që ka ndodhur në Kosovë.

Komisioni hetimor për deportimin e turqve me raport të plotë, evidentohen 31 shkelje
Lexo po ashtu Komisioni hetimor për deportimin e turqve me raport të plotë, evidentohen 31 shkelje

“Qëllimi ynë është që të ndalim këdo që provon të abuzojë me rendin e Kosovës. Përgjegjësia politike deri sot nuk ka ekzistuar, por atëherë dalim në një rrafsh tjetër të vie në vendpërgjegjësia penale. Në Kosovë ka ndodhur një nga rastet më të shëmtuara, prandaj nëse Prokuroria do ta zbardhë, atëherë besojmë që në të ardhmen përsëritjet e rasteve të tilla do të ishin minimale”, ka thënë Selmanaj.

Ai tutje ka deklaruar se Kosova nuk duhet të jetë shtet, ku liderët e vendeve tjera synojnë të bëjnë pazare.

Selmanaj u shpreh optimsit që Prokuroria do ta trajtojë me seriozitet materialin e Komisionit.

“Besojmë që prokrurorët do ta marrin me seriozitet raportin tonë. Ne kemi në dispozicion të gjitha materialet, dhe duam të shpresopjmë që fundi të zbardhë gjithçka. Besojmë se do ta bëjnë punën, dhe ka ardh momenti që ne të kryejmë mandatin tonë kushdo në pozitat ku jemi. Kosova nuk duhet të bëhet shtet, ku shtetet e tjera të bëjnë pazaret e tyre”, përfundoi Driton Selmanaj.

Ndryshe, më herët në një konferencë për media udhëheqësit e këtij komision thanë se kanë evidentuar 31 shkelje në raportin final. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori