LAJMI I FUNDIT:

Policia në kërkim të personit i cili vodhi 4500 euro në “Western Union” dhe tentoi të plaçkit edhe “Iute Credit” në Pejë (Foto)

Policia në kërkim të personit i cili vodhi 4500 euro në “Western Union” dhe tentoi të plaçkit edhe “Iute Credit” në Pejë (Foto)

(E plotësuar)- Një person i maskuar ka tentuar të kryejë plaçkitje të armatosur në dy institucione financiare në Pejë.

Siç mëson Telegrafi nga burimet, i dyshuari fillimisht ka kryer plaçkitje të armatosur në pikën e Western Union në qendër të qytetit, ku ka arritur të marrë 4500 euro.


I njëjti pastaj ka tentuar të plaçkit edhe pikën e “Iute Credit” në rrugën “Mbretëresha Teutë” në afërsi të stacionit policor, mirëpo nuk ka arritur.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkaq policia është vënë në kërkim të tij. /Telegrafi/

……………..

Sulm me armë afër stacionit policor në Pejë

Rreth orës 17:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë ka ndodhur një sulm me armë afër një institucioni financiar.

Telegrafi mëson se sulmi ka ndodhur në “Iute Credit”, e cila gjendet shumë afër stacionit policor në Pejë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore të cilat kanë izoluar zonën me shirita.

Po ashtu edhe tek pika e Western Union tek Hotel Gold në qendër, janë parë numër i madh i forcave policore.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij sulmi, ndërkaq policia e kontaktuar nga Telegrafi kanë thënë se pas grumbullimit të informatave nga vendi i ngjarjes do të informoheni me kohë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori