Zyrtarët e Bashkimit Evropian të përfshirë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me kujdes po përcjellin zhvillimet në Prishtinë, por shpresojnë se presioni i shumëfishtë ndaj Qeverisë do të tregojë shumë shpejt rezultate në mënyrë që të mundësohet zhbllokimi i procesit të dialogut.
Burime nga kabineti i Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, kanë konfirmuar se në momentin e heqjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës, ata janë të gatshëm që “praktikisht të nesërmen” të vazhdojnë me procesin e bisedimeve. Në këtë drejtim, paralajmërohen bisedime intensive ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të cilat do të mund të mbahen çdo javë.
Zyrtarët evropianë e pranojnë se BE-ja nuk ka krijuar kurrë një “lidhje formale” ndërmjet tarifës dhe dialogut, por megjithatë ajo lidhje ekziston pasi pala serbe nuk ka mundësi të bindet për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve derisa vendimi i Qeverisë së Kosovës për tarifën mbetet në fuqi.
Në anën tjetër, sipas këtyre zyrtarëve të BE-së, tarifa e vendosur nga autoritetet në Prishtinë është “kundërproduktive”.
Ata thonë se vendimi dymujor për tarifën e mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja ka prekur edhe kompanitë evropiane që janë aktive në rajon.
Duke reflektuar mbi zhvillimet më të fundit në skenën politike të Kosovës, zyrtarët evropianë shpresojnë se presioni i përbashkët i Brukselit dhe Uashingtonit mbi Qeverinë e Kosovës do të tregojë rezultate.
Por, sipas tyre, mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, do të ishte për BE-në “skenari më i keq”.
“Zgjedhjet e reja nënkuptojnë një pengesë të re në dialog. Askush nuk e dëshiron këtë sepse jemi nën presion të madh të kohës”, tha një burim diplomatik për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Në këtë drejtim, Prishtinës dhe Beogradit iu dërgohet porosi se nëse duan një zgjidhje, tani është koha për të, sepse “koha po afron”.
Ky paralajmërim ka të bëjë me faktin se institucionet e BE-së janë në vitin e zgjedhjeve dhe se aktualisht në zyrat kyçe janë ata politikanë që “sinqerisht duan të zgjidhin përfundimisht çështjen e Kosovës dhe Serbisë”.
“Nuk e dimë kurrë se çfarë do të jetë rezultati i zgjedhjeve evropiane dhe kush do të marrë përsipër funksionet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perendimor. Ne nuk jemi të sigurt nëse përfaqësuesit e ardhshëm të BE-së, do të jenë kaq të përkushtuar sikurse janë komisionerët aktualë (Mogherini dhe Hahn)” tha një burim diplomatik. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A