Ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca në rastin e aferës së përgjimeve e njohur si rasti ‘Pronto”.
Në këtë seancë, të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre po i kundërshtojnë provat e paraqitura nga ana e Prokurorisë duke i kërkuar Gjykatës që ta hedhë këtë aktakuzë që, sipas tyre, është e pabazuar në prova.
Këtë qëndrim e mbajti edhe mbrojtësi i të akuzuarit Adem Grabovci, avokati Florent Latifaj.
“Qëndroj në tërësi pranë parashtresës së dorëzuar për kundërshtimin e provave dhe kërkesës për hedhje të aktakuzës”, tha Latifaj.
Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Ilhami Gashit, avokati Gëzim Kollçaku pati kërkesë të njëjtë.
“Edhe unë si mbrojtësit e tjerë kam bërë kërkesë për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës. E kam shpjeguar dhe arsyetuar se pse një aktakuzë e tillë duhet të hedhet nga ana e Gjykatës dhe gjithashtu i kam dhënë të gjitha pretendimet e mija se kam konsideruar se përveç që aktakuza nuk ka asnjë provë të bazuar, të gjitha provat që prokuroria është thirr nuk vlejnë për këtë proces”, tha Kollçaku.
Avokati Besnik Berisha, i cili në këtë proces mbron të akuzuarin Besim Beqaj pati një vërejtje ndaj gjykatës.
“Thatë që i keni pranuar kërkesat tona për hedhje të aktakuzës por nuk na treguat nëse Prokuroria ka kthyer përgjigje në kundërshtimet tona”, tha Berisha.
Në këtë deklaratë të avokatit ndërhyri prokurorja speciale, Drita Hajdari, e cila e përfaqëson këtë aktakuzë.
“Kam vërejtje lidhur me këtë kërkesën e avokatit. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit dhe mbrojtëset e tyre së pari i paraqesin kundërshtimet e pastaj Prokuroria përgjigjet në kundërshtimet e tyre, nuk ka nevojë avokati të vë rregulla”, tha ajo.
Në këtë seancë, avokati Besnik Berisha është paraqitur pa togë në sallë të Gjykatës për çka i është tërhequr vërejtja nga gjykatësi Shashivar Hoti.
Ndërsa avokati Emrush Kastrati, i cili e mbron të akuzuarin Besnik Shurdhaj, pati një version tjetër për këtë aktakuzë.
“Kjo akuzë është ngritur më tepër në presionin e publikut mediatik. Bindja ime është kjo dhe nuk ka të bëjë asgjë më veprime inkriminuese të klientit tim”, tha ai.
Në prill të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”.
Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish-deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Ilhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu dhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.
Sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale – shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive në mënyrë të kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për ndërmarrjet publike qendrore, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kryeshef i Agjencisë për Produkte Medicinale dhe koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze