LAJMI I FUNDIT:

Facebook feston përvjetorin e pesëmbëdhjetë

Facebook feston përvjetorin e pesëmbëdhjetë

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Mark Zuckerberg lansoi Facebook.

“Në vetëm 15 vjet, Facebook ka revolucionuar mënyrën se si konsumatorët jo vetëm krijojnë dhe ndajnë të dhënat, por edhe se si presin që bizneset t’i ruajnë dhe përpunojnë ato”, tha për Metro.co.uk, Jasmin Sagoo, Drejtor për Evropën Veriore në Veritas Technologies. ‘Biznesi u themelua në inkurajimin e përdoruesve për të ndarë të dhënat e tyre në këmbim të informacionit të të tjerëve.

Facebook krijoi një marrëdhënie të ndërsjellë të besimit me përdoruesit, të cilët ishin më shumë se të gatshëm të ndajnë të gjitha të dhënat e tyre me gjigantin e teknologjisë. ‘Në këmbim, Facebook i përdori këto të dhëna për të ndërtuar një model biznesi shkatërrues. Nëpërmjet grumbullimit masiv të të dhënave, Facebook është në gjendje të kuptojë me të vërtetë përdoruesit e vet, duke u ofruar atyre përvoja të personalizuara që i përgjigjen preferencave të tyre individuale. “Por edhe me kritikat e rënda të praktikave të tyre të biznesit, Facebook ka vazhduar të rritet.


Për tre muajt që përfundojnë më 31 dhjetor, të ardhurat e Facebook-ut ishin 12.8 miliardë funta – një rritje prej 30% në 9.8 miliardë £ që bëri në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi.

Fitimet ishin gjithashtu 61%, në 5.1 miliardë. Zuckerberg tha: “Komuniteti dhe biznesi ynë vazhdojnë të rriten. “Ne kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si e drejtojmë kompaninë tonë për t’u përqëndruar në çështjet më të mëdha shoqërore dhe ne po investojmë më shumë për të ndërtuar rrugë të reja dhe frymëzuese për njerëzit që të lidhen.”

Facebook tha se tani vlerëson se rreth 2.7 miliard njerëz përdorin çdo muaj Facebook, Instagram, WhatsApp ose Messenger në Facebook, ku dy miliardë njerëz përdorin të paktën një nga ato aplikacione çdo ditë. /Telegrafi/