Toyota planifikon më shumë makina sportive, pas lansimit të modelit Supra (Foto)
E tëra që kërkohet, është që të mos zgjatë shumë deri në lansim
Prodhuesi japonez ka marrë vendim, që të mos krijojë më vetura me pamje të rëndomta, që nuk japin ndonjë emocion, transmeton Telegrafi.
Kohëve të fundit, nga Toyota kemi parë vetëm makina sportive dhe me dukje të këndshme si Corolla, Yaris GRMN dhe Supra që u lansua së fundmi. Kur është fjala për Supra, versioni GRMN mund të vije së shpejti.
Në një intervistë për Autocar, bosi i kompanisë Akio Toyado ka bërë të ditur, se Supra nuk është e vetmja makinë sportive, pasi që nga kategoria e njëjtë, do të lansohen edhe shumë tjera.
“Makinat SUV janë të mira, por nuk ka gjë më të mirë, se në fund të ditës, të vozitet një makinë e fuqishme sportive” ka thënë Toyado.
Sipas tij, pas Supras do të ketë edhe shumë makina tjera sportive, përfshirë edhe disa Toyota tërësisht të reja.
Duke pasur parasysh se Supra nuk u prezantua për një kohë të gjatë, kërkohet që modelet e reja do jenë sa më shpejtë në dispozicion të klientëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Gjermanët parashikojnë dominimin e automjeteve elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe