Prokurorëve dhe gjyqtarët të Kosovës nuk do iu ulen pagat e tyre. Kjo pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan pro propozimit që të mos u preken pagat në sistemin e drejtësisë.
Me 48 vota për, 21 kundër dhe 7 abstenime ka kaluar amendamenti i propozuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
“Dispozitat e këtij ligji për paga, shtesa shpërblime, nuk zbatohen për funksionarin publik si, Gjyqtarin e Kushtetutës, gjyqtarin, prokurorin, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Prokurorial deri ën vitin 2022. Po ashtu ata nuk do të përfitojnë asnjë shtesë përveç pagës bazë. Pra të vazhdohet ende niveli aktual i pagave në Kosovë. Besoj që kujtdo që ia rrit pagën e pastaj ia zvogëlon është padrejtësi. Duhet ta kemi gjyqësorin prioritet, sundimi i ligjit duhet të jetë pa ndikime partiake. Nuk ka ndikim financiar e ka konfirmuar edhe Ministri Hamza”, ka thënë ai.
Përkrahje për këtë dha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.
Sipas tij, ministri i Drejtësisë, duhet të marr më shumë përgjegjësi.
“Parimin e mos diskriminimit ta kemi për të gjithë njëjtë. LDK dëshiron ta dëgjoj komisionin funksional se çfarë kanë menduar. Këta sigurisht e kanë pasur që t’i ulen pagat Qeverisë e kjo në mënyrë analoge ka ndikuar tek Gjyqësori. Ne jemi të përgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe LDK e përkrah Gjyqësori”, u shpreh Zemaj, raporton Ekonomia Online.
Deputeti Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate, tha se ligji për paga ka ardhur në mënyrë të jashtëzakonshme nga PSD dhe si i tillë të tërhiqet fare.
“Gjykatësit do duhej ta kishim pagën shumë më të madhe se presidentit. Na s’jemi gati për këtë ligj. Me i pas gra na ligjit edhe ky ligj nuk do vinte në Kuvend. Kisha propozu me tërheqë krejt ligjin për paga. Sepse ky ligj ka ardh me kërkesë të jashtëzakonshme nga PSD sepse këto ligje bëhen në kushte të jashtëzakonshme dhe ka gabime në këto situata”, tha Zeka.
Se prokurorët dhe gjyqtarët duhet t’i kenë pagat e larta, tha edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
“Ne si VV duke marr parasysh që e kemi ditur këtë kemi propozuar amandamente për Gjyqësinë. Nëse amendamentet tona votohen nga ky Kuvend, s’ka nevojë për propozime tjera”, ka thënë ajo.
Përkrahje i kanë dhënë edhe Partia Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova