LAJMI I FUNDIT:

Ditën e hënë do të diskutohet për imunitetin e deputetit të Ljupço Dimovskit

Ditën e hënë do të diskutohet për imunitetin e deputetit të Ljupço Dimovskit

Në mesin e të dyshuarve për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kompetencave të cilët sot në mëngjes i arrestoi policia është edhe deputeti Ljupço Dimovski, ish-ministër i Bujqësisë.

Sot Dimovski nuk është marrë në pyetje për shkak se ende është deputet në Kuvendin e Maqedonisë.


Për këtë qëllim, ditën e hënë është caktuar seancë e komisionit për çështjen e imunitetit të mandatarëve në të cilën do të diskutohet për imunitetin e deputetit Dimovski.

Sot Gjykata Themelore Shkupi 1, caktoi masën e paraburgimit për Mihail Cvetkovit dhe Kristian Delevit, ndërsa masa e burgut shtëpiak u caktua për Aco Spasenovskin./Telegrafi/