LAJMI I FUNDIT:

Pas pezullimit të grevës, provimet në Universitetin e Prishtinës mbahen nga 6 shkurti

Pas pezullimit të grevës, provimet në Universitetin e Prishtinës mbahen nga 6 shkurti

Tri javë grevë në arsim, kanë bërë që të ndryshojnë datat e mbajtjes së provimeve në Universitetin e Prishtinës.

Pas vendimit të SBASHK-ut për pezullimin e kësaj greve, UP-ja ka njoftuar se provimet do të mbahen që nga data 6 shkurt.


Për paraqitjen e provimeve, afati do të jetë i hapur më 4 dhe 5 shkurt, transmeton Telegrafi.

SBASHK-u vendos ta pezullojë grevën: Mësimi fillon të hënën
Lexo po ashtu SBASHK-u vendos ta pezullojë grevën: Mësimi fillon të hënën

“Në këtë takim, senatorët u pajtuan që nga e hëna, 4 shkurt 2019, të filloj procesi i organizimit të provimeve si në afatet kohore në vijim: SEMS-i për paraqitje të provimeve do të jetë i hapur në datat 4 dhe 5 shkurt 2019; Datat e mbajtjes së provimeve: 6 shkurt 2019 deri me 28 shkurt 2019 (përjashtim nga këto data bëjnë ditët e festave zyrtare)”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Pas provimeve, semestri veror në Universitetin e Prishtinës pritet të fillojë me 25 shkurt.

“Si rrjedhojë e kësaj, obligohen dekanët e njësive akademike që të riorganizojnë datat e provimeve për javët e humbura, sipas specifikave të njësive përkatëse.Po ashtu, informoheni se semestri veror për vitin akademik 2018-2019, në UP, fillon me datë 25 shkurt 2019”, përfundon komunikata e Universitetit të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori