Kosova ishte zotuar që agjendën e Reformës Evropiane, ta realizonte deri në fund të vitit 2017, mirëpo edhe këtë vit nga 29 masat vetëm 62.96 janë plotësuar në tërësi, 19.44 janë pjesërisht të plotësuara dhe 17.60 përqind të paplotësuara.
Kështu thanë përfaqësues të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Institutit GAP dhe Institutit të Prishtinës për studime Politike (PIPS), me rastin e prezantimit të të arriturave të institucioneve përgjegjëse në zbatimin e masave të dala nga ERA.
Njomza Mjeku nga GLPS, ka bërë edhe krahasimin e zbatimit të këtyre masave me vitin 2017, ku tha se atëherë rreth 33 përqind e veprimeve ishin plotësuar në tërësi, rreth 54 përqind e tyre ishin plotësuar pjesërisht, si dhe rreth 13 përqind e tyre ishin të paplotësuara.
Ajo shpjegoi shtyllën e parë të Agjendës apo “Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit”, e cila i ka 11 masa me gjithsej 37 veprime.
“Kanë qenë gjithsej 11 masa, prej të cilave ne i kemi identifikuar 37 veprime, prej të cilave rreth 73 përqind janë plotësuar në tërësi, rreth 16 përqind mbesin pjesërisht të plotësuara dhe rreth 11 përqind janë ato objektiva për të cilat nuk është punuar asgjë. Institucionet përgjegjëse që t’i realizonin këto 11 masa ishin: Kuvendi. Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, MAP, Komisioni Qendror për Zgjedhje, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Akademia e Drejtësisë”, tha ajo.
Mjeku bëri të ditur se disa nga masat që janë plotësuar janë: Ligji për Konflikt Interesi, Ligji mbi Prokurorin e Shtetit, si dhe Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore për Gjyqtarë dhe Prokurorë. Ndërkohë që shtoi se mbetet të miratohet “Kodi i Procedurës Penale”, përgatitja e pakos ligjore për reformën zgjedhore, Ligji për financimin e partive politike, e të tjera.
Nora Jusufi nga GAP, e cila prezantoi fushën e dytë të monitoruar “Konkurrueshmëria dhe Klima e Investimeve”, në kuadër të së cilës ishin monitoruar Zyra e Kryeministrit, Kuvendi, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, Ministria e Financave, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Në këtë shtyllë i kemi 12 masa dhe 44 veprime përcjellëse, të ndara në 5 kategori: promovimi i investimeve të huaja direkte, përmirësimi i mjedisit afarist, statistikat, agjenda e interkonektivitetit dhe energjia. Konkretisht, në tremujorin e katër të 2018-ës, gjegjësisht për tërë vitin 2018, prej 44 veprimeve të identifikuara, rreth 57 përqind e tyre janë plotësuar, 23 janë plotësuar pjesërisht dhe rreth 20 përqind e tyre mbesin të paplotësuara”, u shpreh ajo.
Sipas saj, të arriturat më të mëdha mbeten miratimi i Ligjit për Efiçiencën e Energjisë dhe miratimi i bordit të fondit përkatës, megjithëse funksionalizimi i këtij të fundit ende nuk ka filluar, përmirësimi i statistikave të prodhuara nga ASK-ja dhe prodhimi i statistikave të reja për biznese.
Teksa vërejtje pati për mënyrën e qasjes në këto të dhëna të publikuara.
Ndërsa, Visar Xhambazi nga PIPS, i cili prezantoi të arriturat e organeve përgjegjëse në përmbushjen e masave të ERA-s për shtyllën e tretë “Arsimi dhe punësimi”.
Ai bëri të ditur se në kuadër të kësaj shtylle, e cila përmban 6 masa me gjithsej 27 veprime, janë monitoruar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Kjo shtyllë është e ndarë në dy kategori punësim dhe arsim. Nga 27 veprimet e identifikuara rreth 59 përqind e tyre janë plotësuar në tërësi, 19 përqind janë pjesërisht të plotësuara dhe 22 përqind mbesin të paplotësuara… Sa i përket fushës së punësimit vlen të theksohet se dy masat janë plotësuar me përpikëri, kwshtu që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka mbaruar të gjitha detyrat e nevojshme në raport me ERA-n. Ndërsa në fushën e arsimit kemi një përmirësim modest”, tha Xhambazi.
Njëherësh, ai bëri të ditur se ngecje serioze mbetet implementimi dhe krijimi i programeve të ndryshe të kurrikulave bërthamë të AAP-së, ku veprimet e pa plotësuara përfshijnë: hartimin e kurrikulave bërthamë për AAP-në dhe fillimin e fazës së pilotimit, sigurimin e financimit të duhur për qendrat e AAP-së dhe zgjerimin dhe përfshirjen në programet studimore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: BDI është partia e parë e shqiptarëve që i largon shqiptarët nga partnerët e tyre strategjikë perëndimorë
“Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s”, ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Andoni: Urdhri i SHBA-ve kundër njerëzve me rekorde negative në Ballkan, një problem serioz për Berishën
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?