LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-ministrat e Bujqësisë, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.4 milionë euro

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-ministrat e Bujqësisë, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.4 milionë euro

Prokuroria Themelore Publike informon se ka sjellur urdhër për hetime kundër katër personave, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”.

“Personat janë të dyshuar se në pozitën e tyre si ministra të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe zëvendësit e tyre në periudhë të caktuar kanë nënshkruar marrëveshje për dhënie me qira të tokës bujqësore, të cilat nuk i kanë ndërprerë edhe pse qiramarrësit nuk kanë paguar kompensimin për qiranë”.

“Bëhet fjalë për 584 marrëveshje për dhënie me qira të tokës bujqësore në lokacione të ndryshme të shtetit. Në këtë mënyrë është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 88.467.607 denarë (mbi 1.4 milionë euro)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Ata shtojnë se janë plotësuar bazat ligjore dhe kanë kërkuar që për katër të dyshuarit të shqiptohet masa e paraburgimit.

Ndryshe, sot në mëngjes u arrestuan dy ish-ministrat e Bujqësis Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov, si dhe ish-zv.ministri Kristijan Dellev. Ndërsa i dyshuar është edhe deputeti aktual Ljupço Dimovski, i cili kërkohet nga policia./Telegrafi/

Arrestohen dy ish-ministra të Bujqësisë në Maqedoni, në kërkim edhe një deputet
Lexo po ashtu Arrestohen dy ish-ministra të Bujqësisë në Maqedoni, në kërkim edhe një deputet

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori