LAJMI I FUNDIT:

Philadelphia ia ndërpret serinë e fitoreve kampionit në fuqi, Milwaukee triumfojnë në Kanada

Philadelphia ia ndërpret serinë e fitoreve kampionit në fuqi, Milwaukee triumfojnë në Kanada

Kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors është ndalur nga Philadelphia 76ers.

Pas 11 fitoreve radhazi, GSW janë mposhtur nga 76ers që zhvilluan një ndeshje të madhe dhe në fund triumfuan me nëntë pikë diferencë 113:104 në Oracle Arena.


Joel Embiid dhe Ben Simmons ishin fantastik në këtë takim për ekipin fitues.

Të dy basketbollistët realizuan nga 26 pikë, derisa qendra Embiid shtoi edhe 20 kërcime.

Kampionit në fuqi nuk i mjaftuan 41 pikët e Steph Curry për të marrë triumfin në këtë takim.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Milwaukee Bucks në udhëtim te Toronto Raptors me 13 pikë diferencë 105:92.

Giannis Antetokounmpo me 19 pikë e nëntë kërcime kishte paraqitjen më të mirë, ndërsa u ndihmua edhe nga Khris Middleton që shtoi 18 të tjera.

Për vendasit nuk mjaftuan 28 pikët e Siakam për të triumfuar në derbi. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit Pistons – Dallas Mavericks 93:89

Orlando Magic – Indiana Pacers 107:100

Toronto Raptors – Milwaukee Bucks 92:105

San Antonio Spurs – Brooklyn Nets 117:114

Golden State Warriors – Philademphia 76ers 104:113

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori