Guvernatori i Bankës Qendrore të Irlandës, Philip Lane, është kandidati i vetëm për pozitën e kryeekonomistit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).
Sipas medieve, Lane njihet si njeri që mbështet linjën e Mario Draghit, presidentit aktual të BQE-së dhe pritet të zëvendësoj belgun Peter Praet, mandati i të cilit skadon me 31 maj, përcjell Telegrafi.
Dita e sotme ishte dita e fundit kur duhej të paraqiteshin kandidaturat. Kandidimi do të diskutohet më 11 shkurt për të vijuar më pas në Këshillin Evropian më 22 mars. Procedura parashikon konsultim mes Parlamentit Evropian dhe BQE-së, por kjo duket më shumë si formalitet nëse konsiderojmë faktin që bankieri irlandez është konsideruar një autoritet i padiskutueshëm në fushën e politikës monetare.
Philip Lane, 49-vjeçar, profesor i ekonomisë në Trinity College të Dublinit, ka bërë doktoraturë Harvard dhe një eksperiencë në Columbia University. Aktualisht ai po e drejton Bankën Qendrore të Irlandës që nga nëntori i vitit 2015 dhe prej asaj kohe ai ka një biografi me 13 faqe, plot tituj akademikë, eksperienca punë e artikuj shkencorë.
Ai ka ndjekur nga afër rimëkëmbjen e ekonomisë irlandeze pas krizës më të keqe që kaloi vendi që prej periudhës së pas luftës. Si anëtar i Këshillit të Guvernatorëve të Bankës Qendrore dhe vitin e kaluar ai u kandidua për postin e zëvendëspresidentit të Bankës Qendrore Evropiane, rol që më pas iu besua spanjollit Luis de Guindos.
Lane në muajin tetor do të bëjë pjesë edhe në Bordin e BQE-së, kur edhe hyn në fuqi gara për zgjedhjen e presidentit të ri të Bankës Qendrore Evropiane.
Për presidencën e BQE-së janë akoma në garë shefi i Bundesbank, Jens Weidmann, presidenti i Banque de France, François Vileroy de Galhau, ish-guvernatori i Bankës së Finlandës, Olli Rehn dhe guvernatori aktual i kësaj banke, Erkki Liikanen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'