LAJMI I FUNDIT:

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, publikon video edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës (Video)

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, publikon video edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës (Video)

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, ka publikuar një video në profilin zyrtar në Twitter, ku shihen se si ekipet e ushtrisë amerikane dhe zvicerane të deminimit që veprojnë në kuadër të trupave paqeruajtëse të KFOR-it, bashkëpunojnë me ekipet e deminimit të Policisë së Kosovës.

Ky bashkëpunim mes ushtarëve amerikanë dhe zviceranë të KFOR-it me ata të Policisë së Kosovës, sipas postimit ka për qëllim të mat efikasitetin e pajisjeve që i përdorin gjatë aksioneve si dhe të shkëmbejnë idetë dhe procedurat që i aplikojnë, në mënyrë që në të ardhmen kur këto pajisje t’i përdorin njësitë tjera të funksionojnë plotësisht, transmeton Telegrafi.

Videoja shfaq pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke demonstruar aftësitë e përdorimit të pajisjeve që përdoren për deminimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq: Nesër do të shkoja në Mitrovicë, po të më lejonin forcat shqiptare dhe ndërkombëtare

Vuçiq: Nesër do të shkoja në Mitrovicë, po të më lejonin forcat shqiptare dhe ndërkombëtare

Lajme
Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Politikë
Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Lajme
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Drejtësi
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori