LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 24 vjeçari, i dyshuar për disa rate të vjedhjeve në Lipjan

Arrestohet 24 vjeçari, i dyshuar për disa rate të vjedhjeve në Lipjan
Foto: Arkiv

Njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

“Rastet kanë ndodhur në qytetin e Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, ku kryesisht janë vjedhur bateri (akumulatorë) nga veturat.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar këtë javë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar: F. Z. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për dhjetë vjedhje të raportuara deri tash ne stacionin e Lipjanit)”, thuhet në njoftimin për media.


Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë. /Telegrafi/