Policia e Pejës ka njoftuar se gjatë muajit janar, ka arrestuar tetë persona të dyshuar për vjedhje.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media, ku thuhet se këto aksione janë ndërmarrë pas hetimeve të detajizuara.
“Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Pejë, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Pejës, gjatë një pune operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë tri grupe të personave të dyshuar, që në bashkëpunim kanë kryer disa vjedhje në zonën e Vitomiricës dhe më gjerë”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë, me qëllim të ngritjes së sigurisë në zonën e përgjegjësisë, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve dhe në zbulimin e kryesve të veprave penale të të gjitha fushave, vjedhjeve, vjedhjeve të rënda, pengimin dhe kapjen e kryesve të veprave të ndryshme penale, bazuar në autorizimet dhe kompetencat sipas ligjit.
Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Pejë, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Pejës, gjatë një pune operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë tri grupe të personave të dyshuar, që në bashkëpunim kanë kryer disa vjedhje në zonën e Vitomiricës dhe më gjerë.
Veprat penale të kryera gjatë periudhave kohore të ndryshme në vitin 2018/2019.Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda dhe vjedhje të ndodhura në shtëpi, dhe objekte banimi të qytetarëve të kësaj zone.Personat e dyshuar që janë arrestuar dhe proceduar tutje në këto raste janë:
* E.S. ( i lindur 2000), M/K/B i arrestuar ne dhjetor 2018
Grupi i dytë të arrestuar janar 2019
* B. Z. ( i lindur 1995), M/K/Sh
* A. R. ( i lindur 1989), M/K/E
* K. B. ( i lindur 1998), M/K/Sh
* V. M. ( i lindur 1987), M/K/E
Nga ky grup janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi,gjësende që këta kishin arritur ti përvetësojnë dhe disa edhe ti tjetërsojnë-shesin tek personat e tretë.
Njësitet hetuese kanë arritur që në koordinim të plotë me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë, ti identifikojnë edhe personat e tretë që veç kishin tjetërsuar apo blerë disa nga këto gjëra.
Gjithashtu sot me datë 30.01.2019, është arrestuar grupi i tretë i të dyshuarve për rastet e cekura më lartë, grup i përbërë nga tre persona tjerë:
* V.Q. ( i lindur 1993), M/K/E
* I mitur ( i lindur 2003), M/K/E
* S. T. ( i lindur 1996), M/K/E
Tek këta persona janë gjetur dhe konfiskuar shumë dëshmi,gjësende të llojeve të ndryshme si TV (disa copë), vegla pune, makinë për larjen e automjeteve, lavatriqe, frigorifer dhe shumë e shumë sende tjera.
Jemi në fazën intensive të hetimeve dhe hetimi nuk do ndalet që të zbardhim edhe veprat tjera që kanë ndodh më parë, Këto vepra penale të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, ishin në zonën e Vitomiricë së Pejës, dhe atë në shtëpitë dhe objektet e banimit, që zakonisht janë të pa banuara (apo pronarët e tyre janë jashtë shteti).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit