LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takohet me Sindikatën e Shërbimit Civil, zotohen për bashkëpunim dhe dialog

Haradinaj takohet me Sindikatën e Shërbimit Civil, zotohen për bashkëpunim dhe dialog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se në këtë takim, është dakorduar që të rritet bashkëpunimi dhe dialogu, transmeton Telegrafi.


“Sot takova përfaqësuesit e Sindikatave të Shërbimit Civil, me ç’rast i dëgjova kërkesat e tyre të arsyeshme dhe mënyrën e adresimit të tyre. Në takim diskutuam edhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe u dakorduam që të fillojmë dialogun institucional të drejtpërdrejt në mes të Qeverisë dhe Sindikatave të Shërbimit Civil”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot takova përfaqësuesit e Sindikatave të Shërbimit Civil, me ç’rast i dëgjova kërkesat e tyre të arsyeshme dhe mënyrën e adresimit të tyre. Në takim diskutuam edhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe u dakorduam që të fillojmë dialogun institucional të drejtpërdrejt në mes të Qeverisë dhe Sindikatave të Shërbimit Civil

Në këtë aspekt vendosëm që do të trajtohen çështjet që lidhen me stazhin e punës të viteve të ‘90-ta duke krijuar një komision qeveritar që do të trajtojë këtë temë.

Po ashtu, do të diskutohet për kushtet e punës në shërbim civil, aspekti i inspektorateve dhe avancimin e shërbyesve civil të komunës së Prishtinës sipas Ligjit për Kryeqytetin.

Me erdhi mirë që ngritja prej 0.20 %, që është e barabartë me sektorët tjerë u kuptua si një përkushtim i Qeverisë për të përmirësuar sado pak gjendjen e shërbyesve civilë dhe se vazhdimi i dialogut institucional ndërmjet Sindikatës dhe Qeverisë do të jetë përkushtimi im personal.

Administrata e shtetit e përfaqësuar nga shërbimi civil është motori i shtetit tonë dhe se trajtimi i tyre do të jetë i kujdesshëm përmes një dialogu të vazhdueshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori