U fut të premten në mbrëmje, nuk u shpëtua deri të hënën – gruaja u bllokua për tri ditë në ashensorin e shtëpisë së miliarderit
Një grua kishte mbetur e mbyllur për tri ditë në ashensorin e një shtëpie në Manhatan, ku ajo punonte, pasi pronarët e shtëpisë kishin kaluar një fundjavë larg shtëpisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Marites Fortaliza, 53 vjeçe, nga Queens, u shpëtua të hënën në mëngjes vetëm pasi një person që u përpoq të dorëzonte diçka në ndërtesë kontaktoi pronarët e shtëpisë.
Pronarët dërguan një anëtar të familjes, i cili pa se znj. Fortaliza ishte bllokuar brenda ashensorit, pas së cilës gjë kishte telefonuar policinë dhe zjarrfikësit.
Pasi u shpëtua të hënën, znj. Fortaliza u duk në gjendje të mirë por u dërgua në një spital për trajtim, kanë thënë autoritetet. Ajo kishte qenë e vetme në ashensor që nga mbrëmja e ditës së premte.
Sipas autoriteteve, zjarrfikësit u detyruan të hapnin dyert e ashensorit, i cili ishte i mbërthyer në mes të katit të dytë dhe të tretë të shtëpisë.
Pronarët e shtësë, Warren dhe Harriet Stephens, thanë në një deklaratë të lëshuar të hënën që znj. Fortaliza ka punuar për ta për 18 vjet. Ata gjithashtu thanë se një anëtar i familjes së tyre e ka shoqëruar znj. Fortaliza në spital, ku ajo ishte “duke bërë mirë”.
Ashensori ishte më së fundi inspektuar në korrik dhe nuk janë bërë shkelje, sipas të dhënave të autoriteteve.
“Shkaku i këtij incidenti të keq është duke u hetuar”, ka thënë familja Stephens në deklaratën e saj, “”dhe masat e duhura do të merren për të siguruar që diçka si kjo nuk do të ndodhë përsëri”.
Pas kësaj një mekanik për ashensor doli nga shtëpia dhe tha se kompania e tij po punonte për të përcaktuar burimin e problemit.
Sipas mediave, përcjell Telegrafi, familja Stephens blenë shtëpitë e tyre, pranë Madison Avenue në vitin 1999. Çifti shpenzoi rreth 8 milionë dollarë në shtëpi.
Ashensori ishte instaluar para se të blinin shtëpinë, e cila është ndërtuar në vitin 1920, tregojnë të dhënat e pronës.
Z. Stephens, një investitor miliarder nga Arkansas, është kryetari dhe shefi ekzekutiv i firmës investuese Stephens Inc., e cila është e vendosur në Little Rock, Ark. – por gjithashtu ka një zyrë në Nju Jork. Në vitin 2018, Forbes, i cili e renditi atë 302 në listën e 400 amerikanëve më të pasur, vlerësoi vlerën e tij neto në 2.7 miliardë dollarë.
Në vitin 1999, The Times e përshkroi atë si “të nënvlerësuar” dhe tha se ai dhe gruaja e tij “ruanin me zell” jetën private të familjes së tyre.
Incidenti nuk ishte hera e parë në kujtesën e fundit se dikush në New York City ishte bllokuar në një ashensor për një periudhë të gjatë. Në vitin 2005, një furnizues për një restorant kinez ishte mbërthyer në një ashensor në Bronks për rreth 81 orë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari
Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës