LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj flet për taksën dhe raportet me SHBA-të

Haradinaj flet për taksën dhe raportet me SHBA-të

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur sot për kërkesat e tij lidhur me heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë, ndërsa në këtë drejtim ka folur edhe për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se nuk beson që SHBA-ja ka probleme me kërkesat e tij.

Sipas tij, nëse dikush ka problem me kërkesat që ka vendosur atëherë siç tha ai “jemi të prisht apriori”.


Haradinaj në këtë drejtim ka folur edhe për Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe raportet me SHBA-të, raporton Telegrafi.

“…Kam komunikim dhe me LDK dhe me VV. Nëse njëra nga kushtet që kam nxjerr unë më prish me dikë nuk ka dert, du me nejt mirë me të drejtën time. Nëse dikush ka problem me kërkesat qe kam vendos atëherë jemi të prisht apriori, nuk kam arsye me hap veten më. Le të kuptohet dhe le të dihet që është kështu, pra kushdo që ka probleme me ato elemente që kemi vendos, atëherë në rregull.

Pra nëse munden pa marrëveshje mundemi dhe ne. 2022-ta po vjen dhe Serbia ka me hy në BE. Nuk e kuptoj pse ne duhet me dhanë nga vetja në këto rrethana. Kushdo që ka problem si i brendshëm si i jashtëm del kundër të drejtës tënde dhe kushtetutës tënde, dhe ne nuk kemi mirëkuptim për dikë që ka problem me këto kritere. Nëse dikush nuk të respekton për atë që je, i bie tërheqje njohjes.

S’kemi arsye pa folur hapur, pse duhet të kontestohet 17 shkurti i 2008-së. Nuk e besoj që SHBA-ja ka problem me këto kushte, ju siguroj, por kushdo që ka atëherë dihet në çfarë marrëdhëniesh jemi. Sa i përket LDK dhe VV-së, mirë është mu ul në tavolinë me LDK dhe VV dhe t’i kenë më të qartë. Mënyra se si ata bunkerizohen nuk besoj që do të na ndihmojnë shumë në këtë proces”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
Mbi 4,2 milionë vizita ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vjet ishin “pushues patriotikë”

Mbi 4,2 milionë vizita ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vjet ishin “pushues patriotikë”

Lajme
Kalo në kategori