LAJMI I FUNDIT:

Kishte luajtur për 20 vite numrat e njëjtë në lotari, më në fund gjermani fiton mbi një milion euro

Kishte luajtur për 20 vite numrat e njëjtë në lotari, më në fund gjermani fiton mbi një milion euro

Pasi që për plot 20 vite luajti numrat e njëjtë në lotari, një burrë në Berlin të Gjermanisë gjatë fundjavës së kaluar më në fund i ka buzëqeshur fati duke fituar 1,67 milion euro.

Ky fatlum emri i të cilit nuk është zbuluar, gjashtë numrat e njëjtë i kishte përsëritur në lotarinë “6 nga 49” që nxirren çdo të shtunë, transmeton Telegrafi.

Por, numrat e tij më në fund janë tërhequr gjatë fundjavës, ka njoftuar menaxhmenti i lotarisë në Berlin.


Zëdhënësi i lotarisë ka njoftuar se fituesi kishte rrumbullakuar numrat e njëjtë që nga viti 1998. Tiketën fituese e kishte paguar 6,75 euro, kurse fitoi 1,67 milion euro. /Telegrafi/