LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët ankohen për orare të shkurtuara të QKMF-ve në fshatrat e Prishtinës

Qytetarët ankohen për orare të shkurtuara të QKMF-ve në fshatrat e Prishtinës
Foto: Arkiv

Pas ankesave të qytetarëve në emisionin “Zyra Ankesave”, në RTV Dukagjini për orarin e shkurtuar të punës nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatrat Besi, Bardhosh etj gjatë vikendeve, ka folur drejtor i Shëndetësisë në komunën  e Prishtinës, Bujar Gashi.

Drejtori Gashi tha se këto orare janë të trashëguara.

“Krejt çka ka ndryshuar është drejtori i shëndetësisë, dhe sigurisht ankesat nuk ndalen. Këto janë orare të trashëguara, që me vite funksionojnë, katër-pesë vite të njëjta”, ka thënë Gashi.


Ai po ashtu tha se oraret nëpër fshatra apo pjesë periferike të vendit i vendos menaxhmenti i QKMF-së.

“Njëjtë është dhe në Prishtinë sepse koncepti i mjekësisë në qendrat në të cilat kujdestarojnë 24 orë deri në një moment të caktuar, koncepti i mjekësisë familjare e sheh ndryshe implementimin e saj. Mjeku familjar do të punoj pres 8-16 sipas udhëzimeve ligjore. Ato orare nëpër fshatra apo pjesë periferike ku ka numër të vogël për pacientëve, bëhen në bazë të statistikave dhe ato i vendos menaxhmenti i QKMF-së. Ka qenë gjithmonë kështu nuk është diçka e re”, ka thënë Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori