LAJMI I FUNDIT:

Rinia Demokratike shënoi 19-të vjetorin e themelimit

Rinia Demokratike shënoi 19-të vjetorin e themelimit

Me rastin e 19-të vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK), sonte, është organizuar një takim solemn me të rinjtë e të gjitha degëve të Rinisë Demokratike, kryesinë e Rinisë Demokratike si dhe personalitete nga Kryesia e PDK-së me aktivist të shumtë rinorë.

Sipas një komunikate, në fjalën përshëndetëse të këtij shënimi solemn të përvjetorit të themelimit të RDK-së, foli Enver Hoxhaj, zëvendës kryetar i PDK-së, ku veçoi sukseset dhe sfidat e RDK-së, e cila ishte në ballë të ndryshimeve dhe shtetndërtimit, për këto vite.

“Viti 2019 mund të jetë një vit historik dhe këtë vit do ta përmbyllim me shtet ndërtimin e Kosovës. Duke ju dëshiruar sukses në këtë 19 vjetor, ftoj të gjithë juve ta mbani kokën lart dhe t’i besoni Partisë Demokratike të Kosovës”, theksoi Hoxhaj.


Po ashtu, Enver Hoxhaj ka cekur se rinia e PDK-së është forcë e ndryshimit për vendin.

“Ju uroj ditëlindjen e 19-të si Rini Demokratike dhe ju falënderoj për një punë të madhe që keni bërë. PDK është forca e ndryshimit dhe PDK fillon me juve, me rininë. Ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës duke përmirësuar çdo fushë të jetës. PDK si forcë e ndryshimit matet me emra e mbiemra që kanë pasur rol kyç në PDK. Jam i nderuar që 90 për qind e kolegëve që janë sot në qeverisje, janë nga Rinia Demokratike. PDK, rininë e sheh si forcë të ndryshimit”, shtoi Hoxhaj.

Ndërsa, kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, duke i përshëndetur të gjithë anëtarët e kryesive të degëve të RDK-së, ka cekur kontributin e secilit pararendës për Kosovën, prandaj fitorja ishte e pashmangshme.

“Sot, secili prej jush reflekton shpresën e nevojshme të bashkëmoshatarëve tanë, sot secili prej jush është lider, është model për gjeneratat pas nesh, dhe këtë nuk e treguat me fjalë por me vepra. Duke i pasuar 19 vite pune, aktivitet të palodhshëm qytetar dhe politik të Rinisë Demokratike, ju treguat se jeni të duhurit për të ecur në këtë rrugë të trasuar nga strukturat e kaluara të rinisë”, theksoi Donjet Bislimi duke i ftuar ata të kontribuojnë “që rruga e Rinisë Demokratike të bëhet e vetmja rrugë shprese, vullneti dhe besimi për qytetarët dhe moshatarët tanë”.

Bislimi ka përgëzuar secilin anëtarë të Kryesisë, secilin kryetar dege, anëtar të Kryesive të degëve dhe këshillave drejtuese, secilin kryetar nëndege, secilin aktivist të Rinisë Demokratike, për punën deri me sot.

Ai po ashtu, thuhet tutje, “i përgëzoi të rinjtë e PDK-së për vullnetin që e reflektojnë, duke uruar që punën e deritashme ta dyfishojnë dhe trefishojnë gjatë këtij viti, me qëllimin e vetëm, të përbashkët, për shtetin e Kosovës, përmes fitores së PDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Lajme
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kalo në kategori