LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite planifikon 427 miliardë dollarë investime deri në vitin 2030

Arabia Saudite planifikon 427 miliardë dollarë investime deri në vitin 2030

Shteti më i fuqishëm i Lindjes së Mesme, Arabia Saudite ka zbuluar një plan të ri për të thithur investime nga sektori privat në energji, miniera, prodhimtari dhe logjistikë.

Ministri arab i Energjisë, Khalid Al Falih, do të njoftojë nisjen e një sërë projekteve me vlerë mbi 18.6 miliardë dollarë, ndërsa mbretëria pritet të shpallë edhe projekte me vlerë 50 miliardë dollarë në ushtri, sektorin kimik dhe biznesin e vogël.


Në total, Arabia Saudite kërkon të tërheqë 427 miliardë dollarë investime të brendshme dhe të huaja, për të ndërtuar pesë aeroporte të reja dhe rreth dy mijë kilometra hekurudhë, përcjell Telegrafi.

Planifimi është pjesë e projektit “Vizioni 2030”, që u prezantua nga Princi i Kurorës në vitin 2016, për të ndryshuar ekonominë dhe të qëndroj larg naftës gjatë dekadës së ardhshme. Po ashtu, ky vend synon të rrisë kontributin në Produktit e Brendshëm Bruto nga sektori privat në 65 për qind nga 40 për qind që është aktualisht.

Arabia Saudite ndërton megaqytetin 500 miliardë dollarësh
Lexo po ashtu Arabia Saudite ndërton megaqytetin 500 miliardë dollarësh

Si pjesë e projektit është ndërtimi i megaqytetit që do të jetë 33 herë më i madh se ai i New Yorkut dhe pritet të lidhë vendin me Jordaninë dhe Egjiptin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori