LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje për njohjen reciproke të patentë shoferëve

Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje për njohjen reciproke të patentë shoferëve

Sot është nënshkruar marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Ekrem Mustafa u shpreh se arritja e kësaj marrëveshje është mundësi e mirë për të dy shtetet, pasi rritet besueshmëria për dokumentacionet përkatëse dhe u ofrohet qytetarëve komoditet më i madh.


“Lidhjet ndërmjet dy shteteve janë të mëdha, ky është një avancim më i mirë” tha ai.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme nga Maqedonia, Oliver Spasovski tha se ky është një akt shumë i rëndësishëm, nga i cili dobi më të madhe do të kenë qytetarët e dy shteteve.

“Ky proces ka filluar shumë kohë përpara dhe do të vazhdojë me kapitull të ri. Është një akt ndërkombëtar që dobi më të madhe do të kenë qytetarët e dy shteteve. Gjatë realizimit të kësaj të drejte besojmë që ky hap do të përmirësoj bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona”, tha Spasovski.

Ai po ashtu njoftoi se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe në disa sfera tjera të sigurisë.

Ndërsa, për sigurinë ndërkufitare ndërmjet dy shteteve, ministri i  Maqedonisë tha se siguria është stabile.

Sipas tij, duhet të jenë më shumë aktiv që të shkëmbejnë informata për të parandaluar krimin e organizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori