Specialistët stomatologë të papunë, kanë paralajmëruar protestë, të hënën.
Sipas një njoftimi, protesta do të fillojë në ora 10:00, para Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë organizohet në vazhdën e protestave të mbajtura para Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkaq, sipas stomatologëve, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili nuk po pranon që të takohet me ata.
Ata akuzojnë ministrin dhe kreun e PDK-së Kadri Veseli, pasi u kishin premtuar se nga 1 janari i këtij viti nuk do të ketë specialiste të papunë në Kosovë.
“Tash ka kaluar më shumë se 1 vit nga ky afat, ne vazhdojmë të bredhim rrugëve, duke kërkuar të drejtën tonë për punësim, pas 22 viteve shkollim. Shumë nga koleget tanë, të cilët me të drejtë nuk iu kanë besuar premtimeve boshe, e kanë bërë zgjidhjen individuale duke u larguar për në vendet e BE-së, e kryesisht në Gjermani. Jemi të bindur që nëse nuk na bëhet një zgjidhje e shpejtë, edhe ne të tjerët nuk do të kërkojmë më “mëshirë” nëpër rrugë”, thuhet në njoftimin e specialistëve.
Poashtu, dy kryesitë qendrore të sindikatave të shërbimit civil të Kosovës, kanë njoftuar se nga dita e martë do të fillojnë grevën njëorëshe, përkatësisht nga ora 10:00 deri në 11:00.
Përmes një njoftimi, iu bëjnë thirrje institucioneve që të reflektojnë mbi kërkesat e shërbimit civil, kurse në rast se nuk ka reflektim institucional, nuk përjashtohet as mundësia për grevë të përgjithshme.
Edhe SBASHK-u pak më parë ka paralajmëruar se do të vazhdojnë grevën në arsim edhe në ditët në vijim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare