LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prindërve të Prishtinës paralajmëron protesta nëse nuk ndërpritet greva

Këshilli i Prindërve të Prishtinës paralajmëron protesta nëse nuk ndërpritet greva

Këshilli i Prindërve të Prishtinës konsideron se është e paarsyeshme që edhe pas dy javësh ende po vazhdohet me grevë, dhe nuk po ndërmerret diçka në këtë aspekt.

Ata paralajmërojë që nëse palët nuk arrijnë marrëveshje deri të martën, do të bëjnë thirrje për protesta.

Greva e shpallur nga SBASHK-u, nga nesër numëron javën e tretë. E derisa kjo gjendje ka tash e sa ditë që nuk po ndryshon, këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës, me datën 25 janar,  kanë  zhvilluar një takim me Asamblenë e Prindërve të kësaj komune, ku është diskutuar për gjendjen e krijuar në arsim.


Ata kanë shprehur shqetësimin rreth kësaj situate, duke thënë se prindërit po humbasin durimin ndaj kësaj gjendjeje.

Sipas tyre, arsimi nuk rezulton të jetë në listën e prioriteteve të qeverisjes së vendit në këto 20 vjet.

“PP vlerëson se është e paarsyeshme që pas dy  javësh grevë palët ende qëndrojnë në nivel të deklarimeve mediatike, duke fajësuar njëra-tjetrën, ndërkohë që prindërit mbajnë gjithë barrën e grevës”, thuhet në komunikatën e këshillit të prindërve të Prishtinës.

Ata kërkojnë nga MASHT-i dhe SBASHK-u që të bëjnë përpjekjet maksimale që të afrojnë qëndrimet për t’u mundësuar fëmijëve të realizojnë të drejtën për arsimim. Në të kundërtën ata paralajmërojnë edhe protestë.

Nuk lëkundet SBASHK-u: Greva vazhdon edhe në ditët në vijim
Lexo po ashtu Nuk lëkundet SBASHK-u: Greva vazhdon edhe në ditët në vijim

“KPP njofton publikun se nëse deri të martën, më 30 janar 2019, palët nuk arrijnë marrëveshje dhe mësimi nuk pritet të fillojë, do të bëjnë thirrje për protesta qytetarë: për të shprehur kështu pakënaqësinë e plotë me gjendjen e sistemit arsimor, duke paraqitur edhe kërkesat përkatëse”, thuhet tutje në komunikatën e KPP-së.

Ata madje kërkojnë nga kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, që të përfaqësojë prindërit e Kosovës, në të kundërtën do të distancohen nga këshilli, deri në zgjedhjen e një kryesie dhe kryetari dinjitoz, siç ata shprehen.

SBASHK-u përmes një komunikate për media të dërguar orët e vona të së dielës, ka bërë të ditur se janë të vendosur për vazhdimin e grevës së përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori