LAJMI I FUNDIT:

Keith Thurman rikthehet pas mungesës dyvjeçare për ta mbrojtur titullin kundër Josesito Lopez

Keith Thurman rikthehet pas mungesës dyvjeçare për ta mbrojtur titullin kundër Josesito Lopez
Keith Thurman dhe Josesito Lopez (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Boksieri amerikan, Keith Thurman, e ka mbrojtur titullin WBA në kategorinë e peshave të mesme të lehta, pas mungesës dyvjeçare në ring.

30-vjeçari triumfoi me pikë kundër Josesito Lopez, në meçin e zhvilluar në qytetin e New Yorkut në SHBA.


Keith Thurman nuk ka boksuar për dy vite për shkak të lëndimeve (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

I pamposhturi Thurman ka pasur probleme me lëndime, ashtu që në vitin e kaluar u detyrua ta dorëzojë titullin WBC në kategorinë e tij.

Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet për BOKS
Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet për BOKS

Mirëpo, ai tash është rikthyer për të fituar ndaj bashkëkombësit të tij, Lopez, me vendimin e gjyqtarëve (115-111, 117-109 dhe 113-113).

“Kampioni është kthyer”, ka deklaruar Thurman, i cili dëshiron që të përballet me Manny Pacquiaon. Filipinasi mban një titull të WBA në kategorinë e peshave të mesme të lehta, një shkallë më poshtë se titulli botëror i amerikanit që përfshihet në kategorinë ‘super’.

Në vitin e kaluar, Thurman e ka dorëzuar titullin WBC (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Për herë të fundit, Keith Thurman është ndeshur në mars të vitit 2017 kundër bashkëkombësit Danny Garcia, kur i fitoi titujt WBA dhe WBC në kategorinë e tij.

Në ndërkohë, në Houston të Teksasit, kampioni i WBO në kategorinë e lehtë, meksikani Jaime Munguia, e mbrojti titullin ndaj japonezit Takeshi Inoue me vendim unanim të gjyqtarëve.

Ndërsa befasia e mbrëmjes ishte humbja e portorikanit Jesus Rojas me pikë nga kinezi Xu Can, me ç’rast e humbi titullin WBA në kategorinë shumë të lehtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori