Të gjithë partitë politike në Maqedoni, përveç LSDM-së janë kundër regjistrimit pa përkatësi etnike në pyetësor. Partitë shqiptare mbeten në qëndrimin se regjistrimi i popullsisë pa përkatësinë etnike nuk do të jetë i plotë, duke u mbështetur nga, siç thonë, fakti që të drejtat e shqiptarëve në vend varen nga numrat.
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, thotë se gjatë regjistrimit të popullsisë s’duhet bërë ndarje etnike, por duhet të vërtetohen numri i saktë i popullsisë që jeton në Maqedoni, për shkak se siç thotë ajo, Maqedonia pak nga pak po boshatiset, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe partia maqedonase OBRM-PDUKM thotë se përkatësia etnike gjatë regjistrimit të popullsisë është shumë e rëndësishme.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se ata si parti politike do të kundërshtojnë regjistrimin e popullatës, nëse i njëjti nuk përmban përkatësinë etnike dhe fetare. Sipas tij, deklarimi o lirë i përkatësisë kombëtare dhe fetare është në përputhje me të drejtat universale të njeriut.
“Në asnjë mënyrë. Kundërshtojmë idenë që regjistrimi të bëhet pa mundur qytetarët ta deklarojnë përkatësinë e tyre etnike dhe fetare. Nuk mund të kërkosh regjistrim pa përkatësi etnike, dhe në të njëjtën kohë të jesh i gatshëm të ulesh dhe t’i zgjidhesh problemet ndëretnike në vend”, thotë Sela.
Edhe Lëvizja Besa ka të njëjtin qëndrim se shteti dhe institucionet duhet të kenë të dhëna të sakta rreth përkatësisë etnike.
“Regjistrim të popullsisë duhet të ketë edhe në bazë fetare, për shkak se ne vet i vendosëm këto elemente etnike në Kushtetutë për realizimin e të drejtave të caktuara. Këto duhet të mbeten sipas standardeve që i kemi ne këtu. S’duhet të bëjmë fushatë se kjo bashkësi është kaq, dhe ajo bashkësi etnike është aq, për shkak se vetëm me regjistrim të vërtetë me numra dhe përbërje etnike do të shfaqet përqindja, ashtu siç ka qenë gjithmonë në Maqedoni”, deklaroi Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj