LAJMI I FUNDIT:

Daci: Të merren me seriozitet sugjerimet e SHBA-së për taksën

Daci: Të merren me seriozitet sugjerimet e SHBA-së për taksën

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Daci e quan revolucionar vendimin e Qeverisë për taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, por sipas tij, kohëzgjatja e këtij vendimi pastaj është politike.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se udhëheqësit shtetëror me shumë seriozitet, duhet të marrin gjithmonë një sugjerim nga amerikanët.

Nexhat Daci thotë se taksa ka arritur 100 përqind efektet pamore politike. Sipas tij, udhëheqësit shtetëror duhet të analizojnë se a është e dobishme të vazhdohet me këtë formë.


“Vendimi ka qenë revolucionar dhe mendoj shumë i arsyeshëm sepse më duhet të them që për herë të parë, edhe si kryetar i Akademisë, edhe kryetar i Parlamentit, e kam ndjerë vetën krenarë për Kosovën. Në kohën e duhur, një vendim i duhur. Kohëzgjatja e asaj është çështje krejtësisht politike, që unë mendoj e ka arrit 100 për qind efektet pamore politike. Dhe tani varet prej shtetit të Kosovës, prej udhëheqësve të Kosovës, prej kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, presidentit, që ta analizojnë a është e dobishme në këtë formë të vazhdojë dhe i mbetët atyre ta vendosin”, thotë Daci, për Kosovapress

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, thotë se udhëheqësit shtetëror duhet gjithmonë të marrin një sygjerim amerikan.

“Të gjithë e dimë kush është faktori kryesor në çlirimin e Kosovës, kryesor, sepse ka pas kontribute të mëdha edhe vendore. Nuk jam i bindur që kam informacione të mjaftueshme që vërtetë në takime me ambasadorin amerikan nuk ka pas asgjë. Po të kisha argumente të tilla që po sillemi jo përgjegjshëm ndaj propozimit amerikan do ta thoja. Por në mungesë të informacionit valid është më mirë me thënë që udhëheqësit shtetëror me seriozitet shumë të madh gjithmonë duhet të marrin një sugjerim amerikan”, thotë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori