LAJMI I FUNDIT:

Rrugët e kryeqytetit mbulohen me borë (Foto)

Rrugët e kryeqytetit mbulohen me borë (Foto)

Të reshurat e borës gjatë ditës së premte, kanë bërë që rrugët e kryeqytetit të mbulohen tërësisht.

Gjithashtu, ngricat në orët e mbrëmjes kanë krijuar akoma më shumë situatë jo të sigurt në komunikacion.


Vështirësi të kalimit kanë pasur disa rrugë të Prishtinës, përfshirë rrugën në Bregun e Diellit si dhe, Mati 1, ku është bllokuar trafiku për një kohë..

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Ndërkaq, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka njoftuar se po punohet pa ndërprerë që të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të kalueshme.

“Po punohet pa ndërprerë që të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të kalueshme, anise bora nuk po ndalet! Ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë nëpër të gjitha rajonet duke monitoruar punën e vazhdueshme të kompanive të kontraktuara për heqjen e borës. Rrugët po pastrohen vazhdimisht, por ju lutem të keni kujdes gjatë vozitjes në këtë natë me borë dhe temperatura të ulëta”, ka thënë Lekaj./Telegrafi/

 |

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Politikë
Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Drejtësi
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Drejtësi
Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Lajme
Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Lajme
Sulmohet me granatë dore prona e bashkëpunëtorit serb të kryetarit të Zubin Potokut

Sulmohet me granatë dore prona e bashkëpunëtorit serb të kryetarit të Zubin Potokut

Lajme
Kalo në kategori