LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet shqiptarja në Zvicër, dyshohet për përdorim të alkoolit

Aksidentohet shqiptarja në Zvicër, dyshohet për përdorim të alkoolit

Një 23 vjeçare nga Kosova, është aksidentuar në Villnachern AG të Zvicrës, duke e goditur shenjën vertikale të komunikacionit.

Mediat zvicerane raportojnë se shqiptarja përkundër aksidentit të rëndë, nuk ka pësuar lëndime trupore.


Ndërkaq, dëmet e veturës të tipit Citorën, kalojnë shifrën 15 mijë franga.

Shqiptarja po dyshohet për përdorim të drogave apo alkoolit prandaj policia e ka detyruar atë të bëjë analizat.

Gjithashtu, sipas Blick, i është konfiskuar patentë shoferi. /Telegrafi/