LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: LionRock Capital blen aksionet e Erick Thohir te Interi

Zyrtare: LionRock Capital blen aksionet e Erick Thohir te Interi
Foto: FC Inter/Twitter

Klubi italian, Interi ka njoftuar se Erick Thohir ka shitur pjesën e tij prej 31.05 për qind të aksioneve të klubit tek fondi me bazë në Hong Kong, LionRock Capital.

Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë për shitjen e aksioneve të Thohir dhe tani ka ardhur një deklaratë në faqen zyrtare të Interit që konfirmon atë.


LionRock Capital afër zyrtarizimit të blerjes së aksioneve të Thohir te Interi
Lexo po ashtu LionRock Capital afër zyrtarizimit të blerjes së aksioneve të Thohir te Interi

“FC Internazionale Milano S.p.A njofton se LionRock Capital ka arritur një marrëveshje me International Sports Capital HK Limited për të blerë aksionet e tyre prej 31.05% në klub”.

“Kështu, LionRock Capital bëhet aksionari i ri pakicë në Inter”.

“Klubi mirëpret LionRock Capital në familjen Inter dhe pret që ata të ndihmojnë dhe mbështesin Suning në sjelljen e sukseseve të mëtejshme në Inter si në fushë dhe jashtë saj”.

“Klubi e vlerëson Erick Thohirin për kontributin e tij në të kaluarën dhe i dëshiron atij çdo sukses në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Interit në faqen e tyre zyrtare.

Thohir thuhet se i ka shitur aksionet e tij te Interi, pritet vetëm zyrtarizimi
Lexo po ashtu Thohir thuhet se i ka shitur aksionet e tij te Interi, pritet vetëm zyrtarizimi

LionRock është themeluar në vitin 2011 nga Daniel Kar Keung Tseung, një biznesmen kinez-amerikan, i cili ka 25 vjet përvojë pune në Kinë dhe Azinë Juglindore.

Marrëveshja përfundon lidhjen pesë-vjeçare të Thohirit me Nerazzurët, pasi indoneziani tashmë kishte shitur shumicën e aksioneve te Suning Group në vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori