LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë kërkon që Qeveria dhe SBAShK të arrijnë sa më parë një marrëveshje

Këshilli i prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë kërkon që Qeveria dhe SBAShK të arrijnë sa më parë një marrëveshje

Këshilli i prindërve të Sh.F.M.U “Faik Konica” në Prishtinë, në mbledhjen e sotme të mbajtur me qëllim të shqyrtimit të situatës aktuale si pasojë e grevës së përgjithshme në arsim, sërish shpreh shqetësim për mos ndryshimin e gjendjes edhe pas gati përfundimit të javës së dytë që kur ka filluar greva.

Kështu, përcjell Telegrafi, ky Këshill nëpërmjet të kësaj komunikate shpreh njëzëri që:

1. Distancohet nga deklaratat e Kryetarit të Prindërve të Kosovës, z. Ymret Reshiti, i cili, pa konsultim paraprak me këshillat e prindërve, deklarohej për qëndrimet e tij personale ndaj grevës, duke fyer dhe nënçmuar mësimdhënësit që janë faktorët kyç në edukimin dhe arsimin e brezave të rinj.


2. Kërkon sërish nga Qeveria dhe SBAShK-u që të arrijnë deri tek një zgjidhje e pranueshme, ashtu që procesi mësimor të fillojë sa më parë, duke pasur parasysh të mirën dhe të drejtën e fëmijëve.

3. Thërret të gjitha palët përgjegjëse që të reflektojnë drejt krijimit të kushteve normale për të realizuar të drejtën fëmijëve tanë për arsim, konform legjislacionit në fuqi, që derivon nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

4. Shpreh mospajtimin për kompensimin e orëve të humbura, në mënyrë që barra të mos bie mbi fëmijët. Duhen gjetur alternativa të përmbushjes së plan programit brenda gjysmë vjetorit, deri në përmbylljen e tij.

“Këshilli mbetet me shpresë që Qeveria dhe SBAShK të arrijnë sa më parë marrëveshjen, e cila do të shpie drejt normalizimit të procesit arsimor në shkollat tona”, thuhet në fund të komunikatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori