LAJMI I FUNDIT:

Jessica Biel: Më vjen keq që dikur në qilimat e kuq kam këmbëngulur të bie në sy trupi im

Jessica Biel: Më vjen keq që dikur në qilimat e kuq kam këmbëngulur të bie në sy trupi im
Jessica Biel (Photo by Christopher Polk/Getty Images for The Critics' Choice Awards )

Jessica Biel, në një intervistë për “The In Style”, tha se i vjen keq që në të njëzetat është përpjekur pafundësisht që të shfaqet seksi.

Aktorja 36-vjeçare e cila me këngëtarin Justin Timberlake ka një djalë, thotë se në fillimet e saj të shfaqjes në qilim të kuq, kur karriera po i lulëzonte, gjithmonë është përpjekur të nxjerrë në pah trupin.

Megjithëse është e vetëdijshme se e gjithë kjo është normale për atë moshë, bukuroshja thotë se i vjen keq që nuk kishte bërë një përzgjedhje më klasike të veshjeve.


https://www.instagram.com/p/BmyeTeKBGIF/

“Do të doja të vishja disa modele më klasike dhe jo vetëm cila veshje do të më ekspozonin trupin”, tha 36-vjeçarja.

“Kur ju i shikoni imazhet e mia të mëparshme, ju do të kuptoni se gjithmonë e vë në theks trupin. Unë e di se është një ndjenjë që ne të gjithë e kemi kur jemi të rinj”, shtoi ajo.

https://www.instagram.com/p/Bn2JGN1BDuD/

Theksojmë se aktorja dikur kishte pozuar në bikini për revistën GQ gjersa ishte pothuajse pa veshje në revistën “Gear”.

Jessica, e cila ka djalin trevjeçar me Justin Timberlaken, është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit

Magazina
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina

"Ik se më mërzite", Gjesti refuzon kontaktin me Eglin - fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën

Magazina
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
I nominuar në 'Oscars 2025', rrëfimi i aktorit shqiptaro-danez Besir Zeqiri: Roli kryesor në filmin “The Girl with the Needle”, një sukses që më ndryshoi jetën

I nominuar në 'Oscars 2025', rrëfimi i aktorit shqiptaro-danez Besir Zeqiri: Roli kryesor në filmin “The Girl with the Needle”, një sukses që më ndryshoi jetën

Magazina
Kalo në kategori