LAJMI I FUNDIT:

Lirohet me kusht Sylejman Selimi

Lirohet me kusht Sylejman Selimi

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi është liruar me kusht.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtori i përgjithshëm i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Po ish-komandanti Sylejman Selimi është liruar me kusht”, ka thënë shkurt, Thaçi.


Ndërkaq, Sylejman Selimi do të lirohet sot dhe do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30 tetor të vitit 2020.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga avokati Tomë Gashi.

“Lirohet Gjeneral Sylejman Selimi! Para pak minutash, pas mbajtjes pa të drejtë për mbi 5 vite dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 ditë pa vendim gjyqësor, më në fund është liruar Gjeneral Sylman Selimi”, ka shkruar avokati Gashi në Facebook. /Telegrafi/