Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet, ndërsa ka paralajmëruar masa reciprociteti në çdo fushë në rast të vazhdimit të agresionit të Serbisë.
“Taksa 100 përqind ndaj Serbisë nuk do të hiqet. Madje nëse Serbia do të vazhdoj me sjelljet agresive ne do ti shtojmë masat dhe do të kalojmë në reciprocitet të plotë me shtetin serb në çdo fushë. Taksa është vendosur në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Partnerët tanë strategjik dhe të përhershëm, SHBA-të, nuk kanë kërkuar heqjen e taksës sepse ata nuk duan ta dëmtojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës. Aleatët tanë kërkojnë që ne të dialogojmë për ta arritur marrëveshjen finale që është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB”, ka thënë Veseli në Televizionin A2 CNN Albania.
Kryeparlamentari kosovar ka folur për veprimet agresive të shtetit serb që kanë quar në vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës 100 përqind.
“Ne do t’ia bëjmë me dije çdo ditë Serbisë që pa e respektuar shtetin e Kosovës nuk mund të pres heqje të taksës. Ne do të vazhdojmë me reciprocitet të plotë. Ata i bllokojnë mallrat e Kosovës ne i bllokojmë mallrat e Serbisë. Ata nuk na i njohin targat e automjeteve, ne po ashtu nuk do të njohim targat serbe. Ata nuk i njohin vulat e shtetit të Kosovës, ne nuk i njohim tani vulat e Serbisë. Pra do të shkojmë në reciprocitet të plotë dhe taksa 100 përqind do të mbetet varësisht si sillet Serbia”, tha Veseli.
Kreu i PDK-së i ka siguruar qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë asnjë veprim që mund të dëmtoj raportet Kosov-SHBA.
“Unë i siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se nuk do të ketë asnjë veprim dhe asnjë lëvizje të shtetit të Kosovës që mund të dëmtoj raportet tona speciale me SHBA-të. Ne jemi në partneritet dhe koordinim të përhershëm. Krejt jeta ime politike është e ndërtuar në partneritet të ngushtë me SHBA-të, prandaj ne jemi vazhdimisht në koordinim me partnerët tanë strategjik”, tha Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit