LAJMI I FUNDIT:

Për të shmangur pagesën në vende tjera, qindra mijëra shoferë në Bangkok parkojnë veturat pak centimetra larg njëra-tjetrës në një parking pa pagesë (Video)

Për të shmangur pagesën në vende tjera, qindra mijëra shoferë në Bangkok parkojnë veturat pak centimetra larg njëra-tjetrës në një parking pa pagesë (Video)

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin parkingun më të pazakontë në botë, ku qindra mijëra vetura janë të parkuara vetëm pak centimetra larg njëra tjetrës me qëllim që mos zënë shumë hapësirë.

Bëhet fjalë për parkingun me të mbingarkuar në botë që gjendet në Bangkok të Tajlandës, ku çdo ditë qytetarët detyrohen t’i nënshtrohen “torturave të parkimit” vetëm dhe vetëm që të shmangin parkingjet tjera që kanë më shumë hapësirë, por që janë me pagesë, transmeton Telegrafi.


Numri i madh i banorëve dhe mungesa e hapësirave publike, ka bërë që shoferët të parkojnë veturat shumë afër njëra-tjetrës dhe në shumë raste të përplasen nga pakujdesia. Disa prej shoferëve nga dëshira e madhe që t’i ruajnë veturat e tyre, janë detyruar t’ju vënë sfungjerë në pjesët anësore që t’i shpëtojnë gërvishtjeve.

“Në parking arrij herët në mëngjes rreth orës 8 për të gjetur vend për veturë. Largohem në ora 4 dhe nisem për në shtëpi. Po të paguaja parkingun në vende tjera do të më kushtonte më shumë”, ka deklaruar shoferja Jane Sathuchat. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Gafa e re nga Joe Biden - presidenti amerikan ngatërron presidentin egjiptian me atë të Meksikës

Gafa e re nga Joe Biden - presidenti amerikan ngatërron presidentin egjiptian me atë të Meksikës

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Kalo në kategori