LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja Kosovë-Maqedoni pritet të mbahet në muajin maj

Mbledhja Kosovë-Maqedoni pritet të mbahet në muajin maj

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, të cilët diskutuan për një sërë temash të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, si dhe mbledhjen e parë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë Veriore, e cila pritet të mbahet në muajin maj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka uruar zëvendëskryeministrin Osmani për votën në parlamentin e Maqedonisë Veriore për Marrëveshjen e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

Hoxhaj tha se kjo është e arritur e madhe për Maqedoninë Veriore dhe rrugën e saj të integrimit euro-atlantik, por edhe një e arritur për shqiptarët dhe rolin e tyre konstruktiv që kanë treguar gjatë proceseve më të rëndësishme për vendin.


Ndërkohë, zëvendëskryeministri Osmani foli edhe për ndërtimin e aneksit të autostradës nga Shkupi deri në Bllacë, e cila do ta zvogëlojë ndjeshëm kohën e lëvizjes nga njëri shtet në tjetrin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori