LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Me masat e marra po stabilizojmë dëmin e shkaktuar në Fondin pensional

MPPS: Me masat e marra po stabilizojmë dëmin e shkaktuar në Fondin pensional

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) thonë se sjellja e papërgjegjshme e udhëheqësve të mëparshëm, politikat mashtruese dhe rritja pensioneve jashtë kornizave ligjore për 10 vjet ka shkaktuar zbrazëtirë prej rreth 15 miliardë denarëve në Fondin pensional, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me reformën e pensioneve qeveria aktuale e cila ka startuar nga fillimi i janarit, kemi siguruar paga të qëndrueshëm dhe vazhdueshmëri të rritjes së pensioneve, pa pasur nevojë për të ngrirë dhe pa rritur moshën e daljes në pension. Me Ligjin kemi sjell përputhshmërinë e vazhdueshme të pensioneve. Pensionet do të rregullohen dy herë në vit dhe atë me 100% me rritje kostos së jetesës, në vend të 50% siç ishte më herët. Është miratuar edhe dispozita ligjore që do të ketë edhe më tej përputhshmëri të plotë të pensioneve nga 1 prilli, në qoftë se produktet e brendshme bruto në vitin e kaluar kanë pasur rritje reale mbi 4%”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Nga atje gjithashtu thonë se Qeveria në dy vitet e kaluara janë siguruar paga stabile dhe rritje e vazhdueshme e pensioneve. Kështu që në vitin 2016 paga mesatare e pensioneve arrinte 13.754 denarë, në vitin 2017 3.954 denarë, ndërsa në vitin 2018 14.421 denarë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori