LAJMI I FUNDIT:

Tayna reagon rreth iniciativës për ndalimin e “promovimit të drogës” në videoklipe

Tayna reagon rreth iniciativës për ndalimin e “promovimit të drogës” në videoklipe

Haxhi Avdyli, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte marrë një iniciativë për të parandaluar transmetimin e këngëve që promovojnë drogërat.

Kjo ka bërë që të reagojnë komuniteti artistik, duke thënë se shteti duhet të bëj të veten dhe jo pjesëtarët e shoubizit shqiptar.

Reperja dhe sensacioni i vitit të kaluar, Tayna ka dhënë mendimin e vetë rreth kësaj duke teme të ngritur së fundi nga ligjvënësi i Kuvendit të Kosovës.


Tayna (Foto Instagram)

Këngëtarja shqiptare ka reaguar përmes një mesazhi të gjatë të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

“Në një shtet ku vet nuk munden me e ndalë përdorimin e narkotikëve ose shumë gjërave tjera, nuk ma merr mendja që ne si artist kemi shumë peshë të madhe në veprime të njerëzve. Na vetëm këndojmë edhe mundohemi me argëtuar popullatën”.

“Unë për vete nuk përdori asgjë nga këto, bile as duhanin që ju shumica e përdorni e që poashtu është shumë i dëmshëm. Kush dëshiron me përdor na s’mundemi me ndalë. Kush nuk dëshiron na nuk mundemi me detyruar. Tek e fundit nuk e kemi rolin e prindërve për me edukuar askënd. Ky është vetëm një zhanër i muzikës që ka tema të tilla e që dëgjohet vetëm prej atyre që e pëlqejnë”.

Senzacioni i vitit - Tayna: 2018 ishte një vit i jashtëzakonshëm, këtë vit do vazhdoj akoma me më shumë punë
Lexo po ashtu Senzacioni i vitit - Tayna: 2018 ishte një vit i jashtëzakonshëm, këtë vit do vazhdoj akoma me më shumë punë

“Ju jeni rrit me muzikën Rock që poashtu ka pasur tema të tilla. Nuk duhet me marr personale asgjë që thuhet në tekste të këngëve. Asnjëherë të rinjve nuk iu rekomandoj të përdorin lëndë të tillë. E fëmijët tuaj janë në dorën tuaj çfarë i lejoni e çfarë s’i lejoni me dëgjuar, me pa ose si i edukoni. Besoj që kemi probleme më të mëdha në shtet…”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.

Ndryshe, Tayna është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori