LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari u gjet i murosur në një vilë në Itali, familjari tregon bisedën e fundit me të (Video)

Shqiptari u gjet i murosur në një vilë në Itali, familjari tregon bisedën e fundit me të (Video)

Tre ditë më parë policia italiane ka identifikuar një shqiptar të murosur në një vilë të shekullit të 18-të.

Pas rezultateve të autopsisë, autoritetet italiane bëjnë me dije se trupi i përket Astrit Lamajt, i lindur në vitin 1971.

Shqiptari, i cili njihej në qytetin e Genovës si shpërndarës drogë, u shpall i zhdukur në janar 2013.


Ndërkohë autoritetet kanë vijuar punën për të zbuluar vrasësit e shqiptarit dhe arsyet që i kanë çuar që të kryejnë një akt të tillë.

Astrit Lamaj është nga fshati Trevllazër i Njësisë Administrative Novoselë i rrethit të Vlorës. Kamera e Report Tv ka shkuar pikërisht në këtë fshat ku shumë prej banorëve jashtë kamerave tregojnë se trupi i gjetur në Itali i përket bashkëfshatarit të tyre. Ndërkohë në familjen Lamaj janë hapur dyer e mortit, një prej të afërmve të 48-vjeçarit, kushëriri i tij tregon se kjo ngjarje ka tronditur fshatin.

Dihej që ishte i zhdukur pasi kishte 5 vite që nuk komunikonte me familjen, por nuk mendonim se do gjendej i vdekur në këtë mënyrë. Kushëriri i Astritit, Nelo Meminaj tregon se ai ka ikur para 6 viteve në Itali për një jetë më të mirë dhe humbi kontaktet me familjen 1 vit më pas.

“E kam nip, djalë prej kushëriri. Ata janë një familje e mrekullueshme, por fatkeqësitë asaj familje i kanë rënë herë pas here. Që nga i ati, që i ra infarkt, një vëlla ia zuri zetori poshtë, motra u aksidentua, kjo është ngjarja e katërt në këtë familje. Ka 6 vite që humbi kontaktet, kjo ngjarje është pritur me keqardhje. Pasi i vdiq i ati, për çështje ekonomie më mori 250 mijë lekë dhe tha Shqipëria nuk bëhet dhe iku në emigrim”, tha ai.

Astrit Lamaj u gjet u murosur në banesë në Genova të Italisë 3 ditë me parë teksa në muret e saj po kryheshin restaurime.

Lajmi u dha nëpërmjet mediave Italiane ku sipas burimeve trupi i tij është identifikuar nga veshjet dhe analizat e kryera nga instituti mjekoligjor. Trupi i pajetë ishte i dekompozuar, ndërsa kishte mbetur vetëm një pjesë e skeletit.

Familjarët e të ndjerit kanë shkuar për ta tërhequr trupin e Astrit Lamajt dhe pritet që eshtrat e tij të sillën në atdhe ditët në vijim.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori