LAJMI I FUNDIT:

“Mali i Zi do të jetë ndër shtetet e para që do ta ratifikojnë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”

“Mali i Zi do të jetë ndër shtetet e para që do ta ratifikojnë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot ka realizuar takim me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga ministria e Punëve të Jashtme, dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme mes Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe janë dakorduar për nevojën që raportet e mira miqësore të marrin edhe dimensionin intensiv ekonomik, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gëzohemi që do t’i bashkohemi Malit të Zi në NATO dhe në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, theksoi Dimitrov gjatë takimit duke  falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia merr nga Mali i Zi.


I pari i Kuvendit malazez, Brajoviq në takim e ka riafirmuar mbështetjen e fuqishme nga ana e Mali të Zi me qëllim të anëtarësimit të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, duke drejtuar mesazhe inkurajuese për finalizim të shpejtë të proceseve të filluara. Ai ka shprehur bindje se Mali i Zi do të jetë mes vendeve të para, Kuvendi i së cilës do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori